TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit në urën e Krimesë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit në urën e Krimesë

Për pasojë janë shkatërruar disa segmente të urës.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë më 2014.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të mbikëqyrë urën lidhëse.

Sipas hetuesve rusë, tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit.

Zyrtarët kanë thënë se kanë nisur menjëherë punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara rrugore.

E konsideruar nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura është konsideruar kyçe për bartjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe ushtrisë, në jug të Ukrainës, prej shpërthimit të luftës në këtë shtet, në fund të muajit shkurt.

Mirëpo në pamjet satelitore të së dielës është parë tym dhe zjarr në zonat e shkatërruara të urës, e cila është hapur me shumë entuziazëm katër vjet pasi Moska ka aneksuar Krimenë.

Meqë luan rol strategjik në luftë, autoritetet ukrainase kanë thënë se ura përbën shënjestër legjitime për ta, dhe janë zotuar se do ta rikthejnë kontrollin e Krimesë.

Zyrtarët ukrainas kanë dhënë sinjale se kanë miratuar shpërthimin, mirëpo nuk e kanë konfirmuar se forcat e tyre kanë qenë mbrapa sulmit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur incidentin në adresimin e tij të shtunën vonë, duke thënë se “e sotmja nuk ka qenë ditë e keqe, por ditë kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë”.

“Fatkeqësisht ka qenë me re në Krime. Mirëpo ka qenë nxehtë edhe atje”, ka shtuar ai.

Guvernatori i emëruar nga Moska në Krime, Sergei Aksyonov, ka thënë se ekziston dëshira për hakmarrje, mirëpo ka dhënë garanci se Gadishulli ka rezerva të naftës dhe ushqimeve për më shumë se një muaj.

“Situata është e menaxhueshme – nuk është e pëlqyeshme, por jo fatale”, ka thënë ai.

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i ka thënë transmetuesit BBC, se pavarësisht se kush është përgjegjës për sulmin, kjo situatë shënon “fitore të madhe ukrainase dhe humbje të rëndë për Rusinë”.

“Ura nuk është shkatërruar, por është dëmtuar, imazhi i Putinit është shkatërruar, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë ai.

Zyrtarët rusë patën thënë më herët se ura është e sigurt nga kërcënimet ajrore, tokësore dhe ujore – duke marrë parasysh afërsinë që ka me territoret e kontrolluara nga Ukraina.

Një Komitet rus kundër-terrorizmit ka thënë se dëmet janë shkaktuar nga një kamionë-bombë.

Shtëpia e burrit nga rajoni Krasnodar, në jug të Rusisë, është duke u hetuar, ka thënë Komiteti.

Ndonëse Ukraina nuk ka lidhur forcat e saj të armatosura me shpërthimin, ajo e ka shënjestruar Krimenë në të kaluarën.

Muajin e kaluar Ukraina ka marrë përgjegjësi për një seri sulmesh në Krime – duke përfshirë sulmin në bazën ushtarake ruse, Saky.

Prej shpërthimit të së shtunës, në rrjetet sociale kanë shpërthyer festimet nga ana e ukrainasve.

Në javët e fundit, forcat ushtarake të Kievit kanë çliruar vendbanime të shumta, të cilat i kanë kontrolluar forcat ruse prej nisjes së luftës.

Disa orë pas shpërthimit në urë, Rusia ka emëruar një komandant të ri për trupat që ka në Ukrainë.

Sergei Surovikin është komandat veteran, i cili njihet për udhëheqje të trupave ruse në Siri dhe akuzohet për mbikëqyrje të shkatërrimit të qytetit Alepo.

Pavarësisht avancimeve ukrainase, forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas, duke përfshirë rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhjas – më i madhi në Evropë – i cili aktualisht është duke u varur nga gjeneratorët për të marrë energjinë e duhur për ftohje të reaktorëve.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën