Sipas Muratit, SBASHK nuk i përfaqëson mësimdhënësit pasi nuk u doli në ndihmë as për t’ua paguar pagat për grevën.
Ai grevën e mësimdhënësve e quajti shantazh dhe sabotim ndaj shtetit.
“U pa që mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur kanë hyrë në grevë, hera e vetme kur u pyetën mësimdhënësit ishte kur votuan për ta ndalë grevën. SBASHK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit”, tha Murati.
Ai tha se në fund të fundit humbës nga ky proces janë të gjithë, duke i përfshirë fëmijët dhe shtetin.
Kurse për paga tha se organizatat buxhetore të komunave kanë pas afat sot deri në orën 15:00 që ti dorëzojnë listat e riformuluara me zëvendësim të orëve, në mënyrë që t’u ekzekutohen pagat e muajit shtator.
“Kemi kërkuar dhe u kemi dhënë mundësinë edhe njëherë organizatave buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat me kushtin që të zëvendësohen orët si rezultat i saj të paguhen edhe pagat e shtatorit dhe po besoj që sot deri në orën 3 ish dashtë të përcillen listat me orët e rikonfirmuara”, tha Murati.