TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reformimi i prokurimit publik përmirëson kujdesin ndaj pacientëve në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Reformimi i prokurimit publik përmirëson kujdesin ndaj pacientëve në Kosovë

Sipas një komunikate për medie, drejtori Ekzekutiv i OEA-së, në Kosovë, Arian Zeka, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti në mes të institucioneve publike shëndetësore dhe sektorit privat me qëllim përfundimtar përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë, si dhe menaxhimin më të mirë të fondeve publike përmes prokurimit më efikas t` produkteve farmaceutike.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, e filloi diskutimin duke theksuar se kujdesi ndaj pacientëve është objektivi kryesor i ministrisë.

“Përkundër sfidave financiare, janë duke u hartuar ligjet për kujdesin shëndetësor dhe sigurimin shëndetësor, me synimin për të arritur një performancë të mirë dhe afatgjatë të kujdesit shëndetësor”, tha ai.

Sinisha Varga dhe Tihomir Strizrep, të dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë, ndanë ekspertizën e tyre, por gjithashtu shpjeguan reformat që Kroacia ndërmori gjatë rrugës, të cilat rezultuan në një sistem shëndetësor të admirueshëm.

“Çelësi i suksesit të tyre i atribuohet kryesisht të ashtuquajturës MEA (Managed Entry Agreement), e cila ishte edhe theksi i tryezës”, thuhet në komunikatë.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë, Sinisha Varga, shpjegoi se si funksionon një partneritet përmes MEA dhe çfarë konkretisht duhet të merret parasysh gjatë hartimit të agjendave në shëndetësi.

Juristi Visar Ramaj prezantoi këndvështrimin e ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me ekosistemet e kujdesit shëndetësor.

“Po propozohen projektligje të reja dhe i gjithë sistemi po kalon një transformim. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se MEA është në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Në fakt, një marrëveshje e tillë nuk është e re, duke qenë se ajo ka ndodhur në lidhje me vaksinat Pfizer, prandaj nuk ka asgjë të diskutueshme për të”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën

Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Takimet pa rezultat, kërkohet kompromis për formimin e institucioneve

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.08.2026

Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë

Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën