TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Besnik Tahiri propozon Rezolutë për grevën, Kuvendi shkon në pauzë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kosova duhet të kërkojë njohje reciproke, mos të ulet në diskutim teknik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e propozoi Rezolutën për daljen nga gjendja e krijuar me greva dhe mosekzekutimin e pagave për grevistët në sektorin e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Ai tha se është absurde të aludohet se po ruhet buxheti i Kosovës dhe dinjiteti i shtetit dhe shoqërisë, duke e shkelur dinjitetin e një kategorie tjetër, siç janë mësimdhënësit.

“A keni menduar si mund t’i përgjigjen mësuesit fëmijëve të tyre për shkurtesat buxhetore që ata i kanë në familje? Apo duhet t’u thonë se ne gabuam, se ne nuk dimë e Qeveria din”, tha Tahiri.

Ai i tha ministrit Hekuran Murati se po shkakton kriza të panevojshme të cilat sipas Tahirit, nuk i nevojiten Kosovës e as vet ministrit.

“I nderuar ministër Murati, ju dhe Qeveria keni dështuar që paranë publike ta trajtoni si mundësi dhe potencial për t’i dhënë jo vetëm stimulim dhe rritje ekonomike por njëkohësisht për t’i adresuar çështjet që po i adreson secila Qeveri dhe secili ministër në krizë gjithandej BE-së”, tha Tahiri.

Sipas tij, vetëm 11 për qind të buxhetit të shtetit është shpenzuar derisa 2 ministri kanë zero shpenzime.

“Është marrëzi që duke u thirr në këtë ligj të ndalohet paga gjatë një greve të ligjshme. Qeveria nuk është punëdhënës i personelit parauniversitar arsimor. Me ligjin për qeverisje lokale, me Kushtetutën që i ndan pushtetet këtë përgjegjësi ia ka deleguar komunave, kontrata nënshkruhet me arsimin komunal dhe këtu është vija llogaridhënëse”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit me mosekzekutimin e pagave është shkelur edhe ligji kundër diskriminimit pasi zyrtarëve të administratës të cilët kanë mbajtur grevë njëlloj si mësimdhënësit, iu kanë paguar rrogat për muajin shtator.

“Përgjegjësia është individuale, nuk është kolektive. Arsyeja pse jemi në këtë moment është pse tri herë është shty ligji i pagave”, tha Tahiri.

Interpelanca me ministrin e Financave Hekuran Murati është iniciuar nga shtatë deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën