Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se çdo zhagitje e cenon kredibilitetin e BE-së në Kosovë.
“Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.