TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga zero në hero, Granit Xhaka bëri tifozët e Arsenalit për vete

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nga zero në hero, Granit Xhaka bëri tifozët e Arsenalit për vete

Granit Xhaka nuk ishte futbollisti më i preferuar nga tifozët e Arsenalit. Mesfushori ishte kapiten i skuadrës londineze, mirëpo jo gjithçka shkoi siç duhej më 28 tetor të vitit 2019. Arsenali kishte avantazhin në shtëpi kundër Crystal Palace prej 2-0, por Shqiponjat barazuan rezultatin.

Atëbotë, trajneri i Gunners, Unai Emery vendosi ta largonte nga loja Xhakën, i cili mbante shiritin e kapitenit. Tifozët e Arsenalit sikur ishin të revoltuar me me ndeshjen dhe filluan ta ofendonin mesfushorin, me këtë të fundit që nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe shpërtheu duke e hedhur fanellën në fushë pas zëvendësimit.

Sigurisht, pas këtyre zhvillimeve, Xhakës iu morr shiriti i kapitenit dhe ishte shumë afër largimit nga Arsenalit. Madje, ai kishte thënë se edhe valigjet e tij ishin gati për t’u larguar nga Londra, me disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij, me Gjermaninë si destinacionin më të mundshëm,

Megjithatë, një muaj pas asaj ndeshje, spanjolli Unai Emery u shkarkua nga stoli i Arsenalit pas 18 muajsh në krye të skuadrës.

Zëvendësues i Emeryt ishte spanjolli tjetër, Mikel Arteta, i cili vinte tek Gunners në mes shumë polemikave dhe zërave, pasi që ai kishte qenë ndihmës i Pep Guardiolas tek Manchester City, mirëpo asnjëherë nuk kishte drejtuar një skuadër.

Me të marr timonin e Arsenal, Arteta telefonon mesfushorin duke i thënë se e sheh si pjesë të planeve të tij dhe dëshironte që Xhaka të qëndronte në skuadër. Reprezentuesi zviceran dukej se tashmë e kishte ndarë mendjen, por tekniku spanjoll i kishte dhënë disa ditë kohë për të marrë vendimin final dhe dukej se ajo telefonatë ishte decizive.

Xhaka vendos të qëndrojë tek Arsenali, pavarësisht situatës së tensionuar me tifozët. Me kalimin e kohës, nëndrejtimin e Artetas, ai merr një rol të ri në fushë i cili përfshihet më tepër në aksione dhe më i avansuar në fushë.

Para sezonit të ri, menaxheri sugjeron që Xhaka të jetë kapiten i ri i skuadrës dhe merr votat nga të gjithë bashkëlojtarët e tij. Megjithatë, Xhaka nuk e pranon këtë dhe shiritin e kapitenit e merr norvegjezi Martin Odegaard.

Pas 8 javësh, Arsenali është lider në Premier Ligën angleze me 21 pikë dhe deri më tani Xhaka ka shënuar dy gola duke dhënë edhe tre asistime, teksa është rikthyer në një idhull të tifozëve goonners duke u shpallur lojtari i ndeshjes në ndeshjen kundër rivalit të përbetuar Tottenham, në fitoren 3-1 me golin e tretë të shënuar nga ai.

Një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme dhe një karakter i fortë që rrallëherë e shohim në futboll. Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban sot konferencë për media

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Ndërpritet sot furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

​Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

​Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën