Sipas një statusi të publikuar nga Latifi në Facebook, Latifi e Veliaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, turizmit, rinisë e sportit, si dhe në zhvillimin e agro-turizmit.
“Ndihemi jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z.Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane, e po ashtu edhe më të nderuar ndihemi që tashmë edhe Komuna e Rahovecit është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive në Rajon”, ka shkruar Latifi.