Ai ka thënë për Tëvë1 se avanci është një lloj ndihme teksa ka theksuar se SBASHK-u nuk ka kërkuar ndihmë por ata janë duke pritur që sot ose nesër të bëhet pagesa e jo avansi.
Tutje Ahmeti ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Ministri i Financave se për çfarë arsye ua kanë ndalë pagat vetëm punëtorëve të arsimit.
“Propozimi nuk e di nëse do të zë vend tek anëtarësia. Shpresojmë që sot ose nesër do të bëhet pagesa, jo avansi. Ajo është si një lloj ndihme dhe ne ndihmë s’kemi kërkuar. Ne do të presim përgjigje në kërkesën qe i kemi bërë ministrit të Financave, Drejtorit të Thesarit me na e dhënë një sqarim, për çfarë arsye ua janë ndalë vetëm punëtorëve të arsimit pagat”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me mos përgjigjen nga ana e ministrisë, Ahmeti ka thënë se pas asaj date SBASHK-u ka të drejtën për padi.
“Nëse ata nuk e kthejnë përgjigjen e pranojnë fajësinë në heshtje dhe mas asaj date ne kemi të drejtën për padi”, ka deklaruar ai./Teve1.info/