Skuadra e Real Madrid ka arritur fitoren e tretë në po kaq ndeshje në grupin F të Ligës së Kampionëve, kundër Shakhtar me rezultatin 2-1.
Dyshja braziliane ishte ajo që i dha fitoren Los Blancos, me Rodrygon që e hapi ndeshjen në minutën e 13’, për të dyfishuar më pas Vinicius në minutën e 28’. Krejt çka skuadra ukrainase arriti të bëjë deri në fund ishte goli i Oleksandr Zubkov në minutën 39’.
Shakhtar pas tri ndeshjeve është në pozitën e dytë me 4 pikë.