TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partitë politike, optimiste se procesi i liberalizimi të vizave do të finalizohet sivjet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Optimizëm se në muajin tetor, Kosova do të përfshihet në zonën e lëvizjes pa viza

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, thotë se institucionet janë duke punuar vazhdimisht për arritjen e liberalizimit të vizave.

“Kemi parë disponim të mirë tek shtetet anëtare për ta përkrahur këtë proces që ka nisur tashmë vite më parë dhe me sa duket po shkojmë edhe drejtë finalizimit të tij. … Kemi parë që ekziston një disponim i mirë, por megjithatë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar. Ajo çfarë mund të them unë sot edhe për të cilën mund ta sigurojë secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, është që, qoftë nga ana jonë si deputet, qoftë nga ana e Qeverisë si ekzekutiv, po punohet jashtëzakonisht shumë që ky proces të marr epilog njëherë e mirë”, tha Kryeziu.

Optimiste se Kosova më në fund do të marrë liberalizimin e vizave shprehet edhe deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu. Ajo thotë se kushtet janë plotësuar që moti.

“Kriteret i kanë përmbushur Qeveritë paraprake dhe kanë shtyrë agjenda, unë jam shumë optimiste dhe dua të besoj që për 10 ditë më në fund do të kemi sinjalet e para pozitive për të hyrë në një proces të liberalizimit dhe pastaj kjo merr kohë deri në përmbushje të disa teknikaliteteve në mes të dy shteteve, por unë jam e bindur që më në fund vet Bashkimi Evropian do të konfirmojë atë që e ka konfirmuar tash e sa kohë”, u shpreh ajo.

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës në javën e kaluar ka vizituar institucionet e Bashkimit Evropian. E nga kjo vizitë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se kanë marrë mbështetje të madhe për heqjen e vizave.

“Jo të gjithë deputetët, duke u nisur nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, kanë thënë që ju kemi borxh që nga 2018-a, sepse Kosova që në 2018 i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, është një padrejtësi e madhe që i është bërë popullit tonë sepse jemi i vetmi vend në rajon të cilit na mungon ky proces dhe kemi plotësuar kritere më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të cilat e kanë përfunduar këtë proces. d.m.th kemi marr mbështetje të parezervë në lidhje me liberalizimin e vizave”, deklaroi Krasniqi.

Liberalizimi i vizave për Kosovën po bëhet një realitet sidomos pas zbutjes së qëndrimeve kundërshtuese nga Franca e Holanda.

Kronika e gazetarit Valmir Galloponi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën