Me lule në dorë e buzëqeshje erdhën në ditën e parë të shkollës.
Këta nxënës për shkak të grevës e nisën mësimin 30 ditë me vonesë.
Por përsëri shpehen të lumtur që po fillojnë mësimin.
Hapja e shkollave u cilësua si një ndër vendimet më të duhura të grevistëve edhe nga dy krerët e shkollave fillore Asim Vokshi e Emin Duraku në kryeqytet.
Ndërsa mësimdhënësi, Ismet Fazliu thotë se greva një mujore ka qenë e domosdoshme.
Ndërkohë Ministria e Arsimit ka kërkuar bashkëpunim për kompensimin e orëve të humbura shkaku i grevës.
Kronika e gazetares Valëza Sylejmani.