TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekonomistët vlerësojnë se ndërhyrja e Qeverisë në politika të çmimeve mund të ketë pasoja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ekonomistët vlerësojnë se ndërhyrja e Qeverisë në politika të çmimeve mund të ketë pasoja

Deri më tash u aplikua vetëm për produktet e naftës.

Por Qeveria shumë shpejt do të caktojë çmimet maksimale në treg edhe për produkte themelore ushqimore dhe joushqimore.

Kjo synohet të bëhet përmes projektligjit për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore në raste të destabilizimit në treg. Ky projektligj i cili të premten kaloi në qeveri u arsyetua nga ministrja Rozeta Hajdari.

“Komisioni ndërministror i formuar për këtë çështje ka bërë analizën e çmimeve themelore në treg, në bazë të këtij raporti është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë te të gjithë operatorët ekonomikë si dhe mungon baza ligjore që përcakton marzhën tregtare të çmimeve të artikujve”, ka thënë Hajdari.

Hap i radhës është që projektligji të miratohet në Kuvend dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare të hyj në fuqi.

Megjithatë ekonomistët konsiderojnë se ndërhyrja e Qeverisë në politikat e çmimeve mund të sjell pasoja.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj thotë se për këtë duhet të formohet një rregullator i pavarur që vepron jashtë ndikimeve politike.

“Nëse ky projektligj përcakton që rregullatori që duhet të jetë një institucion i pavarur në rast që heton deformime të tregut, konkurrencë jolojale atëherë përmes vendimit të vet ndërhyn te këto çmime, jam pro dhe mund ta ndihmojë konsumatorin në KS”, ka thënë ai.

Teksa ekonomisti Muhamet Spahiu vlerëson se çmimi tavan për produkte të ndryshme mund t’i penalizojë bizneset dhe kjo të sjellë dëme të tjera.

“Vendosja e çmimeve tavan në ekonomi normalisht që mund të frenojë inflacionin por gjithsesi mund të shkaktojë çrregullime të tjera në tregun e lirë, sikur mungesa e mallrave esenciale – normalisht nëse bizneset nuk do të kenë fitim në mallrat të cilat është vendos çmimi tavan, normalisht që edhe nuk do t’i mbajnë”, është shprehur Spahiu.

Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje të madhe kohëve të fundit teksa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në gusht ka arritur në 13 %.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartroktije e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje,

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën