TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri për Kurtin: Nuk solli asgjë të re as në dialog

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Tahiri kërkon nga ekzekutivi që të fokusohet tek njohja reciproke, mirëpo e rëndësishme, sipas tij është edhe ulësja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Kryeministri Kurti që nga fillimi është munduar të proklamojë se po fillon një etapë e re e dialogut. Nuk është ajo çka ka ndodhur për dhjetë vite, pasi ky pretendonte vazhdimisht se po fillonte një etapë e re, por realisht s’kemi pa asgjë më shumë se sa vazhdimësi e dialogut që ka ndodhur më herët. Ju e dini se Qeveria Kurti ka qenë e fokusuar në hartimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energji, e para. E dyta, tashmë çështja e kartave të identitetit që është një vazhdimësi e një marrëveshjeje të mëhershme, qoftë ajo e targave që lidhet me reciprocitetin. Krejt energjia shkon për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më herët, nuk ka asgjë të re që kryeministri Kurti e ka sjell në dialog”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është e rëndësishme në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që mos të lëvizet nga ajo që është thënë më herët, qoftë në nivelet më të larta, siç është ShBA, apo në kuadër të shteteve të QUINT-it, ku të gjithë kanë kërkuar që marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, apo për neve që është e rëndësishme, anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Përmbyllja e fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar si shtet arrijnë atëherë kur ne anëtarësohemi në OKB. Në fund të ditës a na njeh Serbia, apo nuk na njeh është më pak e rëndësishme se sa është e rëndësishme ulësja jonë në OKB, pasi atëherë do të jemi pjesë e gjitha mekanizmave ndërkombëtarë, agjencive ndërkombëtare, qofshin ato si Interpoli, Europoli, UNESCO, e shumë të tjera”, ka shtuar Tahiri.

Ai është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës edhe për mungesë të punës, e cila, sipas tij po reflekton direkt edhe në legjislativ. Ai thotë se ka papërgjegjësi nga mazhoranca edhe sa i përket caktimit të seancave plenare.

“Hera e dytë që nuk ka kuorum, përfaqësuesit e opozitës janë prezentë, por në anën tjetër edhe po të kishte kuorum ne materiale nuk kemi… pasi ju e dini se sponzorizuesi kryesor i ligjeve, politikave që vinë në Kuvendin e Kosovës është Qeveria. Mungesa e punës në Qeveri reflekton direkt në Kuvend”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, ai tha se opozita dhe sidomos PDK-ja do të jetë aktive në Kuvend, përmes debateve parlamentare dhe interpelancave.

Mungesa e kuorumit ka qenë një kritikë që e ka shoqëruar legjislativin aktual. Plot 699 herë kanë munguar deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancave plenare në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Kjo ka bërë që 23 seanca plenare të dështojnë në mungesë kuorumi në sesionin pranveror të legjislativit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

“InfoNata” 08.10.2026

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën