Shala në emisionin “Info Nata” në Teve1 tha se përkufizimi i kësaj situate është papërgjegjësia në negociim dhe paaftësia menaxhuese e kësaj qeverie.
“Një ministre e arsimit, jo një muaj, por një ditë nëse për arsye të negocimit nuk fillon mësimi do të duhej të jepte dorëheqje, minimumi i minimumit njerëzor, minimumi intelektual, minimumi i përgjegjësisë shtetërore. Nëse për shkak të komunikimit nuk kanë shku 320 mijë fëmijë në shkollë, së paku moralisht do të duhej. Ne kemi pas dorëheqje edhe më herët edhe nga institucionet tjera, për aspekt kulture, për aspekt morali jep dorëheqje edhe ndoshta pse se ka pas përgjegjësinë. Çka do të duhej të ndodh në këtë qeveri që dikush të jep llogari, që dikush të shkoj në shtëpi, në mënyrë demokratike të shkoj në shpi bre, respekt moral”, tha Shala.
Sipas tij në 51 për qind të votave të cilat i ka fituar VV-ja në zgjedhjet e fundit, bëjnë pjesë edhe mësimdhënësit andaj ka shtuar se është papërgjegjësi morale edhe ndaj votuesve që kjo qeveri të mos dialogoj për ta gjetur një zgjidhje.
“Së paku 51 për qind e punonjësve të arsimit e kanë votu këtë qeveri, është papërgjegjësi morale prej votuesve që sot me qenë në këtë nivel mos me bisedu me ta, pra dialogu. Fatkeqësisht qeveria po jeton dhe iu ka bërë mbijetesë çështja e krizave, përndryshe nuk mund ta kuptoj. Kjo e ka në dorë çelësin e grevës, dialogu është parim elementar, kulturë e shtetit dhe i kombit.
Unë nuk besoj që nuk ka zgjidhje nëse ulen dhe e kthejnë në rrafshin.. pak ka rëndësi a është pazar a çka, rëndësi ka pse ne nuk komunikojmë, rëndësi ka pse ne nuk kemi zgjidhje, rëndësi ka pse 320 mijë nxënës sot janë në shtëpi, rëndësi ka që kemi humb shumë, edhe ashtu arsimin e kemi larg të dëshirueshmes”, është shprehur Shala.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Info Nata” me gazetarin Ardi Visoka, ku është diskutuar për grevën në arsim e sektorë tjerë publik, gjendjen me ekonominë në Kosovë etj.