TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori gjerman: Rezultati final në dialog duhet të jetë njohja reciproke

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Ambasadori gjerman: Rezultati final në dialog duhet të jetë njohja reciproke

Ai në një intervistë për Tëvë1 thotë se kjo duhet të bëhet për shkak se dy shtet nuk mund të pranohen në Bashkimin Evropian pa e njohur njëra-tjetrën.

“Këtu dua ta citoj Kancelarin tim, i cili thotë se rezultati final mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, sepse është e paimagjinueshme që mund të pranohen në BE shtete që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën. Ne e shohim Kosovën si një shtet të pavarur e sovran, pra pa njohje reciproke në fund nuk ka rrugë të qartë për në Evropë”, tha ai.

Madje, Rohde thotë se nuk ka një format të ri të dialogut dhe se këshilltarët e presidentit francez dhe të kancelarit gjerman ishin për vizitë për të dhënë mesazhin e qartë se “palët duhet të jenë të gatshme për vendime të vështira”.

“Unë nuk di për një format të ri të dialogut. Këshilltarët e Macron dhe Scholz ishin në Prishtinë dhe në Beograd, në shoqërim të Përfaqësuesit Special Lajcak për të dhënë mesazhe të qarta që palët të jenë të gatshme për vendime të vështira dhe t’i afrohen marrëveshjes finale. Ky është mesazhi i tyre. Gjermania po investon shumë për t’ju afruar me Evropën, por edhe ju duhet të kryeni pjesën tuaj të punës”, shtoi ai.

Po ashtu, ambasadori vlerëson se Bashkimi Evropian e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

“Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse në këtë proces. Gjatë vizitës së Kryeministrit Kurti në Bruksel, aty ishte edhe Sekretari i Shtetit, Eskobar. Jemi në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BE po e udhëheq këtë proces dhe SHBA-të janë duke e mbështetur. Nuk ka asgjë për të shtuar më tepër, ne e udhëheqim këtë proces, dhe e kemi mbështetjen e SHBA-së”, shtoi ai.

Tutje, ai thekson se në rast të arritjes së një marrëveshjeje në kuadër të dialogut, pesë vendet mosnjohëse të BE-së ndaj Kosovës do të ndryshojnë qëndrim.

“Në Bashkimin Evropian, jemi 27 shtete anëtare sovrane, të cilat mund të mos pajtohen me qasje të caktuara. Sa i përket Gjermanisë, ajo iu thotë shteteve mosnjohëse se ndryshimi i qasjes së tyre ndaj Kosovës do ta forconte unitetin e BE-së, por është në dorën e tyre të ndryshojnë qëndrim. Në rast se arrihet një marrëveshje në kuadër të dialogut, atëherë këto 5 shtete mosnjohëse  kanë deklaruar se do të ndryshojnë qëndrim në raport më pavarësinë e Kosovës. Ne kemi nevojë për progres dhe progres do të thotë se duhen bërë kompromise”, tha ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Qeveria mban mbledhje online në mbrëmje, këto janë vendimet

Policia jep detaje për rastin ku një person vdiq në Zubin Potok nga shpërthimi i një granate

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gucati: Avni Qenaj punonte furrtar në Bosnje

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gucati: Avni Qenaj punonte furrtar në Bosnje

Çka ndodhi sot te kanali i “Ibër-Lepencit”?

Çka ndodhi sot te kanali i “Ibër-Lepencit”?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën