TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abazoviq thotë se partia e tij do të votojë për shkarkimin e Gjukanoviqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abazoviq thotë se partia e tij do të votojë për shkarkimin e Gjukanoviqit

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se kjo do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm politik.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.

Ata pretendojnë se Gjukanoviqi ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstituuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviq.

Pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviqit, më 20 gusht, tri partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ranë dakord që Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve – sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 ulësesh.

Gjukanoviq e refuzoi propozimin që Llekiq të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi, me arsyetimin nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.Ai në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Partitë e shumicës parlamentare kundërshtuan zgjedhjet e reja dhe vazhduan të këmbëngulin që Gjukanoviq duhet ta pranojë Lekiqin si mandatar, dhe një ditë pas përfundimit të afatit i dorëzuan 41 nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturës së Lekiqit.

Abazoviq tha në intervistë se ka diskutuar edhe me zyrtarë amerikanë edhe “akuzat se Rusia financoi fshehtas Frontin Demokratik në vitin 2016 dhe ndoshta në 2018”.

Ai tha se financimi i paligjshëm i partive politike duhet të jetë pjesë e agjendës në luftën kundër korrupsionit.

Më 14 shtator, SHBA-ja tha se Rusia financoi fshehurazi parti në Shqipëri, Bosnje e Mal të ZiRaporti përmend financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për zgjedhjet e vitit 2018, si dhe fonde për partinë pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik.

Në intervistën pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Abazoviq tha se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme dhe se këtë ua kishte përcjellë edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne mbetemi një partner solid dhe i besueshëm për botën euroatlantike, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Natyrisht, duhet të punojmë më shumë për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por ende ka vend që të jemi edhe më mirë”, tha ai.

Abazoviq tha po ashtu se Mali i Zi qëndron pranë partnerëve të tij dhe popullit të Ukrainës.“Ata me siguri mund të llogarisin tek ne si një partner i besueshëm i NATO-s dhe një vend që synon të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha tha ai./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

​Picula: Shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme, Vuçiq BE-në e percepton si “tavolinë suedeze”

​Picula: Shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme, Vuçiq BE-në e percepton si “tavolinë suedeze”

Erdogan takohet me Vuçiqin, tregtia cilësohet “lokomotivë” e partneritetit

Erdogan takohet me Vuçiqin, tregtia cilësohet “lokomotivë” e partneritetit

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën