TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklaratat e Kurtit për luftë, ekonomistët i shohin si dekurajuese për investitorët e huaj

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Mbi 34 mijë zyrtarë publik nuk e gjenin vetën në ligjin e shfuqizuar të pagave

E deklarimet se mund të ketë luftë, nga njohës të fushës së ekonomisë dhe biznesit po shihen si pengesë për investitorët e huaj që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Kosovë.

“Çdo investitor serioz dhe potencial së pari bën një hulumtim se çfarë klime është ekonomike, politike dhe juridike. Në bazë të saj vendos për investim dhe përfitim të vetin. [0:57] Deklaratat e fundit dhe të përsëritshme të kreut të shtetit që në Kosovë mund të ketë luftë kjo është një goditje e rëndë për secilin qytetar, investitor vendor dhe për ata që mendojnë të vijnë në Kosovë”, tha Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Teksa sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, këto deklarata janë të rrezikshme edhe për bizneset vendëse.

“Nuk e kam brengë vetëm largimin e tyre. Çka do të ndodh me bizneset kosovare të cilat përveç sfidave me të cilat ballafaqohen në këtë realitet dëgjojnë edhe deklarata të tilla, punëtorët do t’ju largohen, është diçka që nuk i bën nder sektorit privat, zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë ekonomike të Kosovës’,tha ai.

E Arian Zeka, Drejto i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se Kosova është vend i sigurt për investime dhe këtë mesazh duhet ta përcjellin të gjithë politikanët.

“Çfarëdo deklarate e cila pretendon cenimin e aspektit të sigurisë në Kosovë është në kundërshtim me përpjekjet për promovim të mundësive për investim në Kosovë, aq më tepër që në Kosovë ka një mision ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga NATO. Rrjedhimisht, kjo bënë që kompanitë në Kosovë të jenë të sigurta, e ky mesazh duhet të përcillet edhe tek investitorët e huaj potencialë.  Të gjithë akterët, politikë dhe jopolitikë, qeveritar dhe joqeveritar, kanë përgjegjësinë e ndryshimit të perceptimit jo aq të mirë që investitorët kanë për Kosovën dhe jo të kontribuojnë në përkeqësimin e këtij perceptimi”, tha ai.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, Investimet e Huaja Direkte arrin vlerën e 147 milionë eurove që sipas autoriteteve është për afër 44 milionë më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Kurti pas rezultateve: Fituam në 7 komuna, është sukses i VV-së

Kurti hesht për koalicion me LDK-në, mbeten të paqarta marrëveshjet për institucionet e reja

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burgim për sulm seksual, po kërkohej me urdhër gjykate

Ministri iranian paralajmëron SHBA-në ndërsa raportohen shkelje të armëpushimit në Liban

Ministri iranian paralajmëron SHBA-në ndërsa raportohen shkelje të armëpushimit në Liban

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Irani ankohet në FIFA

Irani ankohet në FIFA

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën