TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtrimet mund të përmirësojnë kujtesën te të moshuarit, e thotë studimi

by tëvë1
4 vjet ago
23
A A
Ushtrimet mund të përmirësojnë kujtesën te të moshuarit, e thotë studimi

Këto përfitime ishin më të theksuara te njerëzit që nuk po përjetonin ende ndonjë humbje të kujtesës, por të gjithë panë disa përfitime kur ushtroheshin vazhdimisht disa herë në javë.

Kujtesa episodike është e para që tregon ndryshime te njerëzit që jetojnë me sëmundjen Alzheimer, tha Dr. Neelum Aggarwal, një neurolog në Qendrën e Sëmundjeve në Çikago, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri.

“Meqë kujtesa episodike testohet shpesh në zyrën e mjekut dhe është një ankesë që përmendet shpesh nga pacientët, të kesh një plan trajtimi që përfshin stërvitjen është një mënyrë pozitive dhe fuqizuese për pacientët që të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe të trurit”, vuri në dukje ajo.

“Ecja është forma më e nënvlerësuar e ushtrimeve aerobike, por për shumë njerëz, është e arritshme, e lirë për t’u bërë dhe ka përfitime të shumta përtej lëvizjes fizike, përkatësisht reduktimin e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies, të gjitha këto janë të rëndësishme për shëndetin e trurit”, tha Aggarwal.

“Ushtrimi për tre herë në javë ishte i mjaftueshëm për të parë një përfitim dhe duket se duhen rreth katër muaj për të korrur këto përfitime në kujtesën episodike”, tha autorja kryesore e studimit Sarah Aghjayan.
“Ne e dimë se aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të ndikojë në peshën e trupit, dhe të gjithë këta faktorë kanë një ndikim në tru dhe kujtesë”, shpjegoi Aghjayan.

Për këtë studim të fundit, u shqyrtuan 36 studime duke përfshirë 2 mijë e 750 njerëz (mosha mesatare 71 vjeç) të cilët ushtruan për rreth 15 deri në 90 minuta tre herë në javë për 18 deri në 39 javë. Njerëzit e moshës 55 deri në 68 vjeç treguan përmirësimet më të mëdha në kujtesë kur shtroheshin, treguan gjetjet.

Gjithmonë merrni një dritë jeshile nga mjeku juaj përpara se të filloni një plan të ri ushtrimesh dhe përpiquni të gjeni diçka që ju pëlqen të bëni, kështu që do të keni më shumë gjasa t’i përmbaheni asaj, këshilloi ajo.

Sasia e ushtrimeve që shumica e njerëzve në studimin e ri raportuan bie pak më pak se udhëzimet aktuale të ushtrimeve, të cilat kërkojnë të paktën 150 minuta deri në 300 minuta në javë ushtrime të moderuara, ose 75 minuta deri në 150 minuta në javë ushtrime të forta në javë, vuri në dukje ajo. Por “çdo gjë është më mirë se asgjë, dhe çdo lëvizje ka rëndësi”, tha DeFina.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

BE-ja nuk arrin të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja nuk arrin të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Në cilin muaj mund të shpallet verdikti ndaj katërshes së UÇK-së?

Bërxulli: Kurti dhe Abdixhiku përjashtuan Vjosa Osmanin për mandat të dytë si presidente

Bërxulli: Kurti dhe Abdixhiku përjashtuan Vjosa Osmanin për mandat të dytë si presidente

Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet prapë me 13 vjet burgim

Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet prapë me 13 vjet burgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën