Ushqimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Boronica
Boronica ka veti antioksiduese, që mund të forcojnë sistemin imunitar. Boronica përmban një lloj flavonoid të quajtur anthocyanin, i cili ka veti antioksiduese, që mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar të një personi. Studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin ushqime të pasura me flavonoide, kishin më pak të ngjarë të merrnin një infeksion të traktit të sipërm respirator ose ftohje të zakonshme, në raport me të tjerët.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke mbrojtur qelizat e trupit nga radikalet e lira. Me gjithë përfitimet e mundshme, çokollata e zezë ka shumë kalori dhe yndyrë, kështu që është e rëndësishme ta hani në mënyrë të moderuar.
Brokoli
Brokoli është një burim i vitaminës C. Ai gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm, siç është sulforafani. Për këto arsye, është një zgjedhje e mirë që duhet konsumuar rregullisht për të mbështetur sistemin imunitar.
Spinaqi
Spinaqi po ashtu është i rëndësishëm, pasi përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe antioksidantë, përfshirë: flavonoids, vitaminë C dhe vitamina E. Gjithashtu, studimet tregojnë se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes.
Speci i kuq
Nëse mendoni se agrumet kanë më shumë vitaminë C se çdo gjë tjetër, gaboheni. Specat e kuq përmbajnë dy herë më shumë vitaminë C se agrumet. Ata janë gjithashtu një burim i pasur i beta karotenit.
Përveç rritjes së sistemit tuaj imunitar, vitamina C mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme. Beta carotene ndihmon në mbrojtjen e syve.
Bajamet
Kur bëhet fjalë për parandalimin dhe luftimin e ftohjes, vitamina E luan një rol të rëndësishëm. Bajamet janë të pasura me këtë vitaminë dhe kanë yndyrna të shëndetshme.
Mishi i shpendëve
Kur jeni të sëmurë, supa e pulës është më shumë sesa një ushqim i mirë. Ajo ndihmon në përmirësimin e simptomave të ftohjes dhe ju ndihmon të mbroni nga sëmundja, në radhë të parë. Shpendët si pula dhe gjeli i detit, janë të pasura me vitaminë B-6. Vitamina B-6 është një lojtar i rëndësishëm në shumë prej reaksioneve kimike që ndodhin në trup. Është gjithashtu jetike për formimin e qelizave të reja dhe të shëndetshme të gjakut.
Supa e bërë nga kockat e pulave të ziera përmban xhelatinë, kondroitinë dhe lëndë ushqyese të tjera, të dobishme për shërimin e zorrëve dhe imunitetin.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë plot me lëndë ushqyese, përfshirë fosfor, magnez dhe vitaminë B-6. Ato janë gjithashtu tepër të larta me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm. Vitamina E është e rëndësishme në rregullimin dhe mirëmbajtjen e funksionit të sistemit imunitar. Ushqime të tjera me sasi të lartë të vitaminës E përfshijnë avokadon dhe zarzavatet me gjethe të errëta.