TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës ofron shërbime vetëm për raste urgjente

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Komuna e Prishtinës ofron shërbime vetëm për raste urgjente

Në Komunën e Prishtinës janë duke u kryer shërbimet komunale vetëm në rastet urgjente dhe kjo duhet të dëshmohet me një vërtetim, ka thënë drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka.

Ndërkohë, tek qytetarët kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.

Drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, thotë për Radio Kosovën se që nga fillimi i grevës, puna në komunë është vështirësuar tej mase.

“Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha, por tash jemi në grevë dhe zyrtarëve tanë iu është ndaluar nga sindikata që ta kryejnë punën, atëherë edhe neve na është vështirësuar puna. Në bazë të takimeve që kemi pasur me sindikatën ato kërkesa për certifikata të ndryshme që u nevojiten qytetarëve për të aplikuar për vizë në ambasada të ndryshme, ato lëshohen por duhet të vërtetohet se termini i ambasadës është brenda një ose dy ditëve”, ka thënë Beka për Radio Kosovën.

Qytetarët janë ata që po pësojnë nga greva në sektorin publik që ka përfshirë vendin.

“Ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të njerëzve në jetë të përditshme, e vonesat mandej po shkaktohen në punë e gjithçka. Në të gjithë qytetin duhet të drejtohemi vetëm në një pikë, vetëm me një aparat. Unë po pres për certifikatë familjare, pasi nuk mund ta nxjerr certifikatën në aparat. Përveç radhëve të gjata, po bllokohet edhe sistemi, mungesa e letrës përbrenda bankomatëve që i nxjerrim letrat, edhe për shkak të probleme teknike, përveç që presim, mbesim pa e marrë dokumentin”.

Nga ana tjetër, drejtori në Administratë Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, pret nga qeveria që të reflektojë ndaj kësaj situate.

“Pres që të reflektojë qeveria dhe mos t’i neglizhojë këto kërkesa të sindikatës dhe në bazë të reflektimit, të na lehtësojë edhe neve punën. Greva nuk është komunale, është shtetërore dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që t’i lënë inatet anash, dhe të gjejë një zgjidhje”, ka thënë Beka.

Sidoqoftë, deri në ndërprerjen e grevës, qytetarët edhe me tutje do të vazhdojnë të ballafaqohen me pritje dhe probleme për t’u pajisur me dokumentet që u nevojiten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK triumfon në balotazh në pesë komuna

LDK triumfon në balotazh në pesë komuna

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

PDK siguron tri komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

KQZ shpall rezultatet preliminare për 18 komuna

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

LDK triumfon në balotazh në pesë komuna

LDK triumfon në balotazh në pesë komuna

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

PDK siguron tri komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Lando Norris triumfon në Brazil

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

KQZ shpall rezultatet preliminare për 18 komuna

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Sonte vendoset kampioni në volejboll

Volejboll, Peja lidere e Superligës

“Jemi përballur me refuzime” – LVV-ja i përgjigjet Abdixhikut

VV-ja me 4 fitore në raundin e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën