Krasniqi në replikë ndaj Kurtit tha se ky i fundit nuk qëndron në sallë pasi sipas tij nuk ka guxim.
“Me kon me repliku, me këtë tuc, ky është tuc i të vërtetës, e lëshoi një grusht miza dhe iku, ky e ka të vërtetën e vet dhe nuk ka guxim mu përballë me të vërtetën. Erdh na tregoi qysh i dha 40 milion euro për me pagu rrymën, 40 milion euro janë dhënë për subvencionim të rrymës për serbët e Kosovës në veri. Ky i ka pru mësimdhënësit në pozitë të turpërimit. Mos me pas pare me hangar bukë”, tha Krasniqi.
Ndërsa sa i përket kritikave se opozita po e mbështet grevën, Krasniqi e mohoi një gjë të tillë.
“Mos e sillni punën me e mbështet grevën se keni mu çuditë”, tha Krasniqi.