Konjufca këto skelarie i bëri në shënimin e Ditës së Demokracisë, 15 shtatorin.
“Ne kemi kaluar dy vite të vështira të pandemisë me ç’rast në aspektin global janë vërejtur edhe tendenca të një erozioni të demokracinë meqenëse pushtete të cilat nuk kanë vullnet demokratik dhe e kanë keqpërdor krizën e ekonomisë dhe krizën globale të cilën e kemi pas invazionit të pashembullt ndaj popullit ukrains. Shtete të shumta e kanë keqpërdorë krizën që ta thellojnë edhe më shumë autoritarizmin dhe në shumë vende të botës është forcuar autokracia. Mendoj që do të jetë kauzë e përgjithshme e gjithë vendeve demokratike në të cilën ne besojmë fort se është edhe
Kosova dhe të marrim pjesë në të gjitha iniciativat dhe ta forcojmë edhe më tutje demokracinë sepse ajo mund të them që sot, kurrë nuk ka qenë më e pasigurt në botë”,tha Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca tha se Kuvendi sikurse edhe në vitet tjera përmes këtij aktiviteti synon që ta promovoj demokracinë, ta hap dhe ta bëjë sa më transparent kuvendin e po ashtu edhe sa më llogaridhënëse institucionet publike dhe zyrtarët publik që kanë marrë përgjegjësi për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, tha se SBA-ja është në mbështetje të promovimit të lirisë së medieve dhe se Kosova është bërë një prej parlamenteve më transparente në botë.
“Megjithëse kemi çështje të vështira regjionale dhe tensione me invazionin e padrejtë të Ukrainës, demokracia këtu nuk është ndalë asnjëherë. Kosova është një prej parlamenteve më të balancuara në aspektin gjinor në botë. Siç u tha më parë demokracia është e vështirë por nuk është e pamundshme”, tha ajo.
Kurse drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, Formumi për transparencë parlamentare që mbështetet nga NDI, e dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kuvendit për gjithpëfshirje bashkë me shoqërinë civile dhe mediet.
“Tema e lirisë së mediave është mesazhi im i parë këtu sot, duke e ditur kontekstin e punës për të luftuar gjuhën e urrejtje, lajmet e rreme dhe duke e ditur që kemi demokraci të fortë në media, mesazhi i dytë ka të bëj me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe është me rëndësi të themi se Kosova është duke e kremtuar vitin e personave me aftësi të kufizuara dhe jemi krenar që po mbështesim këto aktivitete nga Kombet e Bashkuara”,tha ajo.