TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNj fton Kurtin ta takoj Këshillin Grevist dhe të ndërpritet greva në arsim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KMDLNj fton Kurtin ta takoj Këshillin Grevist dhe të ndërpritet greva në arsim

KMDLNj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të SBAShK-ut dhe Këshillit grevist të gjejnë një zgjidhje të pranueshme qoftë edhe për një afat të caktuar, deri te një zgjidhje përfundimtare, për t’i dhënë fund grevës në arsim.

“Refuzimi i vendosur i kryeministrit Kurti ta takojë kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e vështirëson zgjidhjen e ngërçit të krijuar aq më parë që ministrat dhe vartësit e kryeministrit nuk dalin jashtë qëndrimeve të kryeministrit madje, për më keq me një fjalor fyes dhe kërcënues e fusin çështjen në rrugë pa zgjidhje”, thekson KMDLNj.

KMDLNj takimin e presidentes Vjosa Osmani me SBASHK-un e quan më tepër pengues sesa me qëllim të mirë, teksa kërkesat për “ose 100 euro ose do të bëhet kiameti” e sheh si të paarsyeshme dhe dëshmi e mungesës së gatishmërisë për tërheqje nga pozitat fillestare.

Njëherësh KMDLNj kërkon ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj kryetarit të SBAShK-ut dhe anëtarëve të Këshillit Grevist, ndërsa bën thirrje për kompensim të orëve të humbura mësimore, për çka SBAShK-u tha se ato nuk do të kompensohen.

“Deri në kohën kur kryeministri Albin Kurti do të refuzojë ta takojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përgjegjësia e kryeministrit do të jetë e pamohueshme dhe e pafalshme ndërsa, nëse realizohet ky takim dhe SBAShK do të këmbëngulë 100% në realizim të kërkesave, një pjesë e përgjegjësisë do të shkojë në adresë të Rrahman Jasharajt dhe udhëheqësve të grevës. Nëse mund të bëjnë dhe bëjnë kompromis dy shtete, pse nuk do të bënin kompromis dy institucione brenda shtetit të njëjtë”, thekson KMDLNj.

KMDLNj thërret palët që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje dhe nxënësit të fillojnë mësimin, ndryshe konsideron se të dyja palët do të marrin përgjegjësi për shkelje të rënda dhe serioze të drejtave të njeriut për një arsim cilësor dhe të domosdoshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada e Italisë uron Haxhiun dhe Kurtin për detyrat e reja

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën