TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hasanaj: Kemi raste kur duhet të shtyhet intervistimi i viktimave në mungesë të psikologëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hasanaj: Kemi raste kur duhet të shtyhet intervistimi i viktimave në mungesë të psikologëve

Në rastin e raportuar në qershor të 11-vjeçares nga Prishtina, e cila dyshohet se ishte dhunuar seksualisht, për më shumë se dy javë nuk është marrë në intervistim e mitura nga prokurori i rastit.

Demë Hasanaj, i cili është drejtor në ZMNV, pohon se ka raste të tilla dhe kjo po ndodhë për shkak të mungesës së psikologëve.

“Në të shumtën e rasteve intervistimi i viktimave fillon në kohën sa më të shpejt, mirëpo kemi raste që duhet të shtyhet intervistimi i viktimave për mungesë të psikologëve, për vet faktin se psikologët janë të punësuar nëpër institucione tjera. Në rastet kur nuk mund të sigurohet prezenca e psikologëve, patjetër që duhet të pritet deri në sigurimin e psikologëve”, tha ai.

I pyetur se sa po merr kohë intervistimi i viktimave të dhunës seksuale, ai thotë se rastet e natyrës urgjente po trajtohen me prioritet.

“Varësisht nga rrethanat e rastit, me qenë se secili rast i ka specifikat e veta. Rastet e natyrës urgjente trajtohen me prioritet, andaj merren masat e menjëhershme”, shton Hasanaj.
Po ashtu, Hasanaj thekson se ka raste edhe kur intervistimi bëhet pa prezencën e psikologëve.

“Zakonisht psikologet dhe punëtorët social janë prezent gjatë intervistimit të viktimave, mirëpo kemi raste ku kemi mungesën e psikologëve. Gjatë sezonit të pushimeve vjetore mund të ketë rast kur mungon psikologu, mirëpo në shumicën e rasteve psikologet dhe punëtorët e social janë prezent”, thuhet në përgjigjen e Hasanaj.

Kujtojmë se ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte deklaruar se prokurori i rastit e pati të pamundur të intervistojë atë pa prezencën e psikologut. 11-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur në polici më 21 qershor dhe prokurori kishte intervistuar atë më 7 korrik.

Në fund të gushtit dyshohet se e mitura u dhunua seksualisht nga pesë persona për shtatë orë radhazi, përfshirë edhe të mitur. Ndërkohë, vetëm pasi ky rast është bërë publik, në fund të muajit gusht, u arrestuan gjashtë persona të tjerë për rastin e raportuar në qershor dhe dyshohen për kryerjen e veprës penale të dhunimit, të trafikimit me njerëz dhe të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit. Tashmë ndodhën në paraburgim 11 persona për 30 ditë./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada e Italisë uron Haxhiun dhe Kurtin për detyrat e reja

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën