Më 09 gusht të këtij viti dyshohet se është dhunuar një vajzë e mitur në Istog.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi për teve1.info ka thënë se rasti ka ndodhur më 09 gusht 2022, kurse rastin viktima nuk e kishte raportuar në polici deri dje për shkak të frikës.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë që në muajin gusht është dhunuar edhe një 11-vjeçare nga Prishtina në një park nga pesë persona, të cilët janë arrestuar dhe janë në paraburgim.