“Terroristët nuk goditën vetëm dy Kullat Binjake dhe Pentagonin, por sulmuan shpirtin dhe vlerat themelore njerëzore të popullit amerikan dhe të gjithë atyre shteteve dhe popujve, të cilat ndajnë të njëjtat vlera. Këto vlera Republika e Kosovës, atëherë dhe sot, i ndan me aleatin e saj më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon t’i mbrojë dhe kultivojë me ngulm”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Ajo tha se Kosova qëndron si partner i palëkundur i ShBA-së në luftën kundër terrorizmit.
“Sot Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, qëndron partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Qoftë e bekuar gjithmonë miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shtuar ajo.
Në një ditë si kjo, Gërvalla tha se kujton edhe kontributin e ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për ndaljen e gjenocidit dhe krimeve serbe në Kosovë.“I jemi përjetësisht mirënjohës popullit amerikan”, ka shtuar tutje ajo.