Sipas njoftimit të këtij instituti, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Po ashtu, parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat në disa vende do të sjellin edhe reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.