Në një konferencë për medie, Ulaj megjithatë tha se Prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit të dhunimit të 11 vjeçares, ku e tregoi kronologjikisht rrjedhën e këtij procesi.
“Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në prokurori për të cilën kemi reaguar dhe dërguar kërkesa të ndryshme që të angazhojnë një psikolog në prokurorinë përkatëse dhe meqenëse është dashur ta sigurojmë prezencën e psikologes ka marrë kohë derisa është siguruar psikologja dhe është intervistuar e dëmtuara me prezencë të psikologes”, tha Ulaj para gazetarëve.
Ndërkohë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj shtoi se rasti i të miturës është raportuar më 21 qershor 2022, sipas të cilës menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ku të nesërmen është gjetur e mitura dhe është dërguar në strehimore.
Sipas Uljat, më 24 qershor i është konfiskuar telefoni përkohësisht me qëllim të ekzaminimit ndërsa sipas saj të gjitha veprimet për këtë rast e kanë mbishkrimin që të trajtohet me urgjencë.
Ulaj nuk pranoi të flas për emrat se kush po merret me rastin e dhunimit të 11vjeqares, por tha se janë duke e trajtuar dy prokurorë pasi janë duke u trajtuar dy çështje ndaras.
Kurs e pyetur pse nuk ka dalë në konferencë kryeprokurori i shtetit, Ulaj tha se konferenca është thirr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që ka qëllimin e informimit të drejtë dhe të saktë për gjithë rrjedhën e procesit të hetimeve për këtë rast.
Po ashtu Ulaj nuk dha shumë detaje me arsyetimin se hetimet janë në vazhdim dhe se mund të cenohet integriteti i hetimeve por edhe i të miturës.