Emisioni sportiv në Tëvë1, “VAR” rikthehet mbrëmjen e sotme në orën 21:30 nën drejtimi e moderatorëve Dukagjin Rudari dhe Anita Mustafa, të cilët të ftuar në këtë natë të parë janë: gazetari Milaim Krasniqi, futbollisti i Gjilanit, Yll Hoxha, menaxheri Avni Bytyçi dhe analisti Muhamet Dragusha.
Spektakli i prodhuar nga kampionati, Superligës së Kosovës, do të jetë në qendër të emisionit mbrëmjen e sotme, ku nuk do të mungojnë as komentet dhe opinionet mbi ndeshjet e xhiros së pestë.