TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Latifi: Qeveria t’i jep fund lojës me sindikata

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Latifi: Qeveria t’i jep fund lojës me sindikata

Kryetari i Rahovecit, komunë kjo që udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bën të ditur se në takimin urgjent të mbajtur me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë kërkuar që t’i jepet fund situatës aktuale të cilën Latifi e quan lojë të paqartë.

“Do të ishte një lajm shume i mirë nëse do të fillonte mësimi në shkollat tona, mirëpo ajo nuk ka ndodhur edhe për shkak të një lojë të pa qartë, jo të mirë, qe është duke e luajtur organizata ose institucionet që pa të drejtë u shkaktojnë telashe për shkak të mosmarrëveshjeve, për shkak të moszgjidhjes së problemit qe e kanë mes veti, po na shkaktojnë vështirësi serioze edhe neve si komuna sepse në fakt pasojat po i bartin komunat dhe qytetarët e komunave. Mendoj që qeveria duhet me u ulë me sindikatat me gjet zgjidhje sepse nuk ka rrugë tjetër”, thotë ai.

Latifi thotë se grevat po e vështirësojnë punën edhe në komunë, meqë shërbimet janë tejet të kufizuara. Ndërsa kundërshton qeverinë për mosekzekutimin e pagave.

“(Mos ekzekutimi i pagave) Është pamaturi, pa nevojë, ne nuk kemi nevojë në këtë krizë globale të krijojmë situata ose të rrugëtojmë përmes konfrontimeve sepse nuk ka ecje përpara përmes konfrontimeve dhe nuk besoj që qeveria ka arsye me zgjedh rrugën e konfornimit me sindikatat… Kjo nuk ka ndodh më herët, janë disa befasi të hidhura që as ne nuk i kemi pritë, e di që ndoshta ata do t’i ekzekutojnë pagat, mirëpo këso ekzekutime të pjesshme të pagave natyrisht që përmbajnë edhe shqetësimet e veta, këto shqetësime që i kanë 800 e sa mësimdhënës, vetëm mësimdhënës të Komunës së Rahovecit e mbi 170 zyrtarë të administratës, përfshirë edhe stafin politik sepse as mua nuk më ka dalë rroga, askujt nuk i ka dalë rroga e tash ne të gjithë kemi familje, që unë nuk po flas për vetën por në një situatë të tillë kur kriza po merr dimensione shumë serioze, kur ka edhe krizë besimi në institucione, kur qytetarët tanë ose po duan të bëjnë termin për vizë, ose po largohen nga vendi, ose po bëjnë lobime qysh me gjet një zgjidhje më të mire jashtë Kosovës, e në situata të tilla, Qeveria e Kosovës nuk është mirë me i mbajt 750 milionë euro në arkë por duhet me i futë në qarkullim dhe natyrisht me i destinu në prioritet që ata e dinë të cilat janë jetike”, ka thënë Latifi.

Sipas kryetarit të Rahovecit, Qeveria duhet të intensifikojë dialogun social me sindikatat për një zgjidhje urgjente.

“Qeveria duhet me pas vëmendje të shtuar dhe ka përgjegjësi që dialogu social me sindikatat me u intensifiku dhe përfundimisht me i dhënë zgjidhje urgjente sepse nuk e di ku shërben kaosi në këtë krizë edhe ashtu të thellë globale e që në Kosovë përkthehet si krizë edhe më e rëndë, nuk e di cili është interesi por unë si kryetar komune kërkoj që me i dhënë fund kësaj loje e cila mundet edhe me dërgu mesazhe të rreziqeve, sepse nëse paralizohet administrata, arsimi e shëndetësia, atëherë nuk e di se çka po na mbetet. Qeveria duhet të reflektojë dhe duhet ta di që në raport me sindikatat që përfaqësojnë anëtarësi të gjerë që pastaj implikojnë direkt edhe qytetarët, duhet ta zgjedhë shtegun e marrëveshjes, dialogut social dhe nxjerrjes së konkluzioneve që nënkuptojnë zgjidhje, zgjidhje urgjente”, thotë ai.

Latifi thotë se i mirëkupton kërkesat e grevistëve marrë parasysh rritjen e çmimeve dhe krizën globale.

Sipas tij, adresimi dhe miratimi i projektligjit për paga është nevojë urgjente./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia paralajmëron: Nis monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Bellingham i mungon Realit një muaj

Bellingham i mungon Realit një muaj

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Lëndohet portieri Ter Stegen

Lëndohet portieri Ter Stegen

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia paralajmëron: Nis monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën