Në një prononcim për media në Gjakovë pas përurimit të Abetares së përbashkët me Shqipërinë, ai tha se situata është e vështirë por që po e bëjnë më të mirën e mundshme.
Sipas tij, fajtor kryesor për këtë janë njësitë e vjetra të Termocentralit ‘Kosova A’ si dhe çmimi i lartë në bursën ndërkombëtare.
“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi, që janë 60 vjet të tjetra, Kosova B dy njësi që janë 40 vjet të vjetra. Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, rrisin importin dhe po na shtojnë reduktimet. Çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë që po ndodh tash. Brengoseshim vitin e kaluar kur çmimet shkuan në 500 euro për megavat orë. Ende pa ardhur dimri kemi raste kur çmimet në bursë ndërkombëtare kanë arritur në 1000 euro. Situata është shumë e rëndë. Por po e bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i bindur se do t’ia dalim. Por, nuk na çojnë askund grevat, bojkotet e mospuna”, ka thënë Kurti.
Tutje, ai tha se vitin e kaluar ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.
“Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën’’, ka deklaruar Kurti./teve1.info/.