TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situata e sigurisë s’ndikon në heqjen e vizave – ekspertët thonë se BE-ja po e diskriminon Kosovën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Themelohet grupi ndërinstitucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ekspert të marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë se është vendim politik i disa shtete të BE-së që nuk po dëshirojnë t’i liberalizojnë vizat për Kosovën për arsye të brendshme të tyre.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një intervistë thotë se situata e sigurisë nuk duhet të ndikonte sa i përket lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Ai vlerëson se BE-ja po bënë diskriminim të rëndë karshi Kosovës, por edhe po e dëmton vendin sepse nuk e trajton barabartë në asnjë nivel.

“Për çështjen e vizave po besoj se situata e sigurisë nuk duhej të ndikonte sa i përket vizave sepse e njëjta gjë do të vlente edhe për Serbinë. Është absurde nëse BE-ja nxjerr këtë element sepse Komisioni Evropian qe 4 vjet në secilin raport e potencon që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret. Pra është vendim politik i disa shtete të be që nuk po dëshirojnë t’i liberalizojnë vizat për Kosovën për arsye të brendshme të tyre”.

“BE po bënë diskriminim të rëndë karshi Kosovës por edhe po e dëmton Kosovën sepse nuk e trajton barabartë në asnjë nivel. Sa ai përket statutit nuk mund të ndodhë derisa nuk na njohin 5 vendet e BE-së”, tha Arifi.

Ndërsa, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se është mjaft shqetësuese mos liberalizimi i vizave për Kosovën.

Sipas tij, edhe vendet tjera që qëndrojnë ndoshta edhe më keq se Kosova kanë liberalizim.

”Sa i përket liberalizimit të vizave është konstatuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Komisioni Evropian ka konsideruar se janë plotësuar të gjitha kriteret. Në aspektin tjetër se pse nuk janë liberalizuar vizat deri tani është vendim politik”.

“Në këtë drejtim është shqetësuese sepse edhe vendet tjera që qëndrojnë ndoshta edhe më keq se Kosova kanë liberalizim të vizave. Dhe ende nuk kemi edhe përkundër faktit se kemi plotësuar kriteret e kësaj natyre”, tha Shala./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Bie çmimi global i naftës

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

​Grabitje me armë në Prishtinë, pesë persona plaçkiten brenda banesës

Abdixhiku pas mbështetjes së delegatëve: Mirënjohje për të gjithë, edhe për ata që menduan ndryshe

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

​Organizata terroriste “Severna Brigada” rikthehet me kërcënime ndaj zyrtarëve, Policia nis hetimet

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Një i mitur arrestohet në Prishtinë, dyshohet se e theri me thikë një person

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Falsifikuan dokumente për toka me vlerë 1.5 milionë euro, detaje nga arrestimi i tre personave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën