TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Amerika duke faktorizu shqiptarët, e rritë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rroftë UÇK-ja, “poshtë” UÇK-ja!

Shkruan: Fadil Maloku

1. Siç shkruan në adresën e saj elektronike senatorja demokrate amerikane, Jeanne Shaheen;”mes luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe ambicieve të qarta të Putinit për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore, marrëdhënia e SHBA me Ballkanin Perëndimor është vendimtare”. Kjo fjali, në interpretim politik i bie; integrimi i Ballkanit (si pikë neuralgjike e interesave amerikane në rajon, duhet të hap rrugë “për integrime më të gjera euroatlantike”*) Pra, integrime, që duhet t’i ridefinojnë (edhe shkaku i invazionit rus në Ukrainë, po edhe shkaku tensionimit amerikan me kinezët shkaku i Tajvanit) si interesat ashtu edhe sigurinë e stabilitetin e kësaj pjese tejet fragjile. Është interesant se ky Projektligj përveç Shaheen-it, u mbështet edhe nga senatori republikan Roger Wicker, po edhe senatorët tjerë konzervativ si Dick Durban, Tom Tillis, Chris Van Hollen, Ben Cardin dhe Chris Murphy. Por, sa ka shanse të implementohet kjo ide (sepse, përveç përfitimeve gjeopolitike e gjeostrategjike ai pêrmban edhe sosh ekonomike) në jetën reale kur dihet kriza e gjithëmbarshme që e ka kaplua gjithë botën, duke mos përjashtuar këtu edhe vetë Shba-ës, ështē një tjetër çështje. Shqipëria e në veçanti Ksova duhet shumë të interesohen për këte iniciativë edhe për arsye se : sa herë që “sytë”amerikan ishin të drejtuar kah Ballkani, shqiptarë si thuhet u “ndanë me qare”. Edhe Evropa (lexo Brukseli), do duhej të merrnin përsipër pjesën e përgjegjësisë, në mënyrë që i tëri ky Draft-Projekt të jetësohet.

2. Themi kështu edhe shkaku se, në tavolinat e sirtarëve të Brukselit, ka edhe ide e projekte tjera rreth pamjes së rajoneve dhe kontinentit të Evropës, pas përfundimit të luftës nē Ukrainë. Natyrisht, këtu në “konkurrencë” jolojale hyjnë edhe iniciativa më e re e identifikuar si BRIKS-it (Brazili, Rusia, India, Kina). Një entitet i ri socioekonomik, po edhe politik e gjeopolitik lindor, sipas të cilit bota që nga invazioni rus nē Ukrainë, më nuk do mbetet e njëjtë (lexo; me dominimin ekskluziv amerikan)! Duket që iniciativa e senatores Jeanne Shaheen, do t’i animoj edhe parlamentarët evropian, të cilët të motivuar nga rrethanat e krijuara me luftën e nisur mbi Ukrainën, po edhe të shtyrë nga procesi i përmbarimit të integrimit të Evropës sipas modelit amerikan, dëshirojnë ta kooptojnë edhe Ballkanin, i cili në tē kaluarën ishte pikë e zezë e Evropës. Ky përkushtim i senatorëve amerikan po edhe ky i ligjvënësve evropian, në të ardhmen padyshim qē do i bëjë shqiptarët faktor domethënës dhe të rëndësishëm në këtë pjesë të botës. Projektet e burokratëve për rregullimin e Ballkanit kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë; ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike.

3. Këto projekte do theksuar që mbesin ende për t’u diskutuar në nivelet politike, ngaqë situata e tanishme me plot të pasiguri imponon një rezervë të pathënë për to. Këto projekte mund të përmblidhen në gjithsej katër iniciativa: 1. Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC) ; (që ende gjendet në “shtratin e Prokrustit“); 2. Iniciativa e Bashkësisë Evropiane: (që pa kyçjen e gjithë Ballkanit Perëndimor, s’ka asnjë kuptim politik, ekonomik e gjeopolitik); 3. Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave;(Projekt i dështuar putian, që parashihte zgjerimin, armatimin dhe fuqizimin e Serbisë, Malit të Zi, dhe Republika Srpska); 4. Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike (Projekt balon që po testohet e po shpresohet ende /tani pas luftës në Ukrainë, vetëm formalisht/, pas “iniciativës për Open Ballkan); Integrimi është një proces i cili që nga e kaluara ka zgjuar interesime sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë fuqi dhe ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë. Ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore dhe resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan. Do theksuar që BE-në, e kanë përcjellë disa veçori që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të Schumanit”. Ndër to, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato ishin: 1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre; 2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime; 3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes; 4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherë edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve. Duket se për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Evropës, ajo më parë duhet të kalojë nëpër disa pengesa apo procese gati të patejkaluara integrative, në formë konglomeratesh që edhe tani janë duke u shfaqur herë pas herë…

*) https://www.shaheen.senate.gov/news/press/shaheen-wicker-introduce-new-bipartisan-bill-to-support-economic-development-promote-democratic-resilience-and-combat-corruption-in-the-balkans

Ky përkushtim i senatorëve amerikan po edhe ky i ligjvënësve evropian, në të ardhmen padyshim që do i bëjë shqiptarët faktor domethënës dhe të rëndësishëm në këtë pjesë të botës. Projektet e burokratëve për rregullimin e Ballkanit kur është në pyetje çështja e rajonizimit, ndër projektet që më së shumti gjer tani kanë hasur mirëkuptim jo vetëm ndër qarqet e qendrave të vendosjes politike, por edhe ekonomike (është fjala për kompanitë e mëdha transnacionale) si KTN-të, etj, janë; ato që kanë të bëjnë me rikonfigurimin e Ballkanit në formë të një tërësie unike.

Nëse Amerika*) ndaj Serbisë putiniane bë lëshime, duhet ta di që interesat e saja afatgjata do reduktohen seriozisht në Ballkanin Perëndimor. Dhe atë jo nga qytetarët serb, por, nga qeveritarët e logjikës putiniane, si Presidenti luftënxitës Aleksandër Vuçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

“Mesditë”- 28.01.2026

“Mesditë”- 28.01.2026

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Vdekja e të miturit në lumin e Gadimes, Prokuroria në pritje të rezultateve të autopsisë

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Policia arreston dy të dënuar për vepra të rënda penale në Gjakovë

“Nuk shkoi në rrugën e zakonshme” – Drejtori i shkollës ku ndiqte mësimet nxënësi që ndërroi jetë jep detaje

“Nuk shkoi në rrugën e zakonshme” – Drejtori i shkollës ku ndiqte mësimet nxënësi që ndërroi jetë jep detaje

Turqia paralajmëron SHBA-në: Lufta me Iranin do të ishte një gabim

Turqia paralajmëron SHBA-në: Lufta me Iranin do të ishte një gabim

Ndalohen 18 komisionerë në Gjakovë nën dyshimin për manipulim të votave

Ndalohen 18 komisionerë në Gjakovë nën dyshimin për manipulim të votave

“Mu ka dhimt si evlad i jemi, e pashë duke e marrë vala”- flet personi që e nxori nga lumi vogëlushin në Lipjan

“Mu ka dhimt si evlad i jemi, e pashë duke e marrë vala”- flet personi që e nxori nga lumi vogëlushin në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën