TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ademi: Ndihmojmë klubet, por nuk investojmë në stadiume

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ademi: Ndihmojmë klubet, por nuk investojmë në stadiume

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, si dhe impiantet tjera në Gjilan, Pejë e Gjakovë, tash e shumë vjet kanë mbetur në mëshirën e fatit.

Projektet të cilat iu prezantuan opinionit ishte moderne dhe mahnitën të gjithë, por puna e bërë në to është larg asaj që u prezantua.

Madje, punimet në shumicën e këtyre stadiumeve kanë ngecur plotësisht. Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se asnjëri prej projekteve të stadiumeve nuk ka të bëjë asgjë me FFK-në.

“Më vjen keq që ende nuk kanë përfunduar ato stadiume, por me to merret ekskluzivisht ministria dhe komunat. Federata nuk ka dorë aty”, ka thënë Ademi për RTK-në, derisa nënvizoi se janë të gatshëm për t’i ndihmuar klubet kur gjenden në një pozitë të vështirë.

“Nuk është FFK ajo që ua bën stadiumet klubeve. Federata është për me i ndihmu klubet, për me intervenu kur ato nuk janë gjendje të mirë. Në këtë aspekt klubet gjithmonë e kanë derën hapur. Ato e kanë gjithmonë mundësinë për t’u konsultuar me ne. Nuk përzihemi në politikat e klubeve sepse duam që ato të jenë të pavarura, por jemi të gatshëm për t’i sugjeruar dhe për t’i mbështetur për aq sa ka mundësi dhe sa i lejohet federatës”, ka shtuar Ademi.

I pari i futbollit kosovar ka thënë se si kudo në botë edhe tek ne stadiumet e sallat e sportit bëhen nga institucionet përkatëse të shtetit.

“Ne si federatë nuk vjelim asnjë mjet të shtetit, sepse dikush po mendon se jemi organizatë shtetërore dhe operojmë me para të shtetit. Ne, operojmë me para të UEFA-s, FIFA-s dhe të sponsorëve tanë. Në këtë aspekt, ne e kemi një mandat që të bëjmë sa më shumë fusha stërvitore në të gjithë Kosovën”, është shprehur numri një i FFK-së.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën