TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po stimulojnë sulm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Këto veprime të Pekinit po shihen si përgjigje ndaj vizitës që ka kryer në Tajvan udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Vetë Pekini e ka quajtur vizitën e zyrtares amerikane si provokim.

Ministria për Mbrojtje Kombëtare ka thënë më 6 gusht se forcat e armatosura të Tajvanit kanë lëshuar një alarm dhe kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare rreth ishullit, si dhe kanë aktivizuar sistemin raketor tokësor, si përgjigje ndaj manovrave kineze.

Sipas ministrisë, 20 aeroplanë kinezë dhe 14 anije kanë vazhduar të kryejnë stërvitje në det dhe ajër rreth Ngushticës së Tajvanit më 6 gusht.

Ky institucion ka thënë po ashtu se veprimet e Pekinit “kanë dëmtuar seriozisht paqen”, duke shtuar se ushtria e Tajvanit nuk synon luftë, mirëpo është e përgatitur dhe do të përgjigjet nëse është e nevojshme.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë se ka kryer stërvitje ushtarake – siç i ka planifikuar – në det dhe hapësirat ajrore ne veri, jugperëndim dhe lindje të Tajvanit, “për të testuar kapacitetet” e sistemeve të saj për sulme tokësore dhe detare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar stërvitjet ushtarake kineze afër Tajvanit, duke i konsideruar si “përshkallëzim të konsiderueshëm” dhe ka thënë se “nuk ka arsye” për veprime të tilla.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur, qoftë edhe me forcë.

Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.

Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Auto Draft

Protestojnë banorët e Besisë, kërkojnë rrethrrotullim në qendër të fshatit

Auto Draft

Disa komuna pa investime kapitale, përmbaruesi i lë pa para

Auto Draft

Prishtina synon t’ua heq mësimdhënësve disa nga punët administrative

Dy ditët e fundit për Presidentin, nuk shihet “drita në fund të tunelit”

Dy ditët e fundit për Presidentin, nuk shihet “drita në fund të tunelit”

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Rënie e temperaturave gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën