Madje, ai tha se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Nuk është e interesuar mazhoranca të bëjë një ligj të tillë, ata më shumë duan të krijojnë mjegull për opinionin publik. Kosova nuk vuan në mungesë të ligjeve, mirëpo ajo ka problem me zbatimin e ligjshmërisë. Mendësia e këtij ligji, bie në kundërshtim me Komisionin e Venecias, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu forma se si është e menduar, më shumë i takon të kaluarës se sa të tashmes”, tha Beqa në emisionin “Ditari”.
Tutje, ai tha se kur ka kaluar ky projektligj në lexim të parë në Kuvend, kanë konsideruar se do jetë në interes të opinionit publik dhe sistemit të drejtësisë në vend.