Sanchez nga Beogradi ka bërë të ditur se “Spanja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krahë të Serbisë”.
“Ne do të jemi në mbrojtje të këtyre parimeve dhe gjithmonë do të mbrojmë dialogun midis palëve për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve. Megjithatë, pa dyshim, integriteti territorial duhet të respektohet”, ka thënë ai.
Vuçiqi pati falënderim dhe mirënjohje për këtë qëndrim të Sanchezit.
Sipas Vuçiqit, Spanja e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Spanja mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Unë jam mirënjohës për këtë”, u shpreh ai. /teve1.info/