Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se rregullatori kryesor financiar i vendit së shpejti do të kërkojë përdorimin e termit të tij të preferuar “super inteligjencë” në vend të inteligjencës artificiale.
Në platformën Truth Social, Trump kritikoi moderatoren e Fox News, Shannon Bream, për përdorimin e përsëritur të fjalës “artificiale” gjatë një transmetimi, duke këmbëngulur se teknologjia duhet të quhet “super inteligjencë, jo inteligjencë artificiale”.
Ai tha se kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursa (SEC), Paul Atkins, mbështeste nismën e tij për “saktësi në gjuhë” dhe se së shpejti do ta zbatonte këtë ndryshim.
Në një tjetër postim, Trump kritikoi Fox News dhe The Wall Street Journal për vazhdimin e përdorimit të termit “inteligjencë artificiale”. Ai argumentoi se “super inteligjencë” ishte “një emërtim shumë më i saktë” dhe “super, jo artificiale”.
Deklaratat vijnë pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar në shtator, përmes të cilit Trump udhëzoi agjencitë federale të përdorin termin “super inteligjencë” dhe shkurtimin SI në komunikimet zyrtare, raportet dhe faqet e internetit.
MegjitHatë, Trump nuk shpjegoi se si SEC do ta zbatonte këtë terminologji për kompanitë e listuara në bursë dhe as nuk dha një afat kohor. Agjencia nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
Kjo nismë është pjesë e një serie ndryshimesh të emërtimeve gjeografike gjatë mandatit të dytë të Trump.
Menjëherë pas rikthimit në detyrë në janar 2025, ai urdhëroi agjencitë federale që Gjiri i Meksikës të riemërtohej Gjiri i Amerikës dhe që Denali në Alaskë të rikthehej në emrin Mali McKinley, duke shkaktuar tensione diplomatike me Meksikën.
Në gusht, në mes të tensioneve tregtare me Kanadanë, Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që udhëzonte zyrtarët federalë t’i referoheshin Liqenit Ontario si Liqeni i Amerikës, vendim që shkaktoi kundërshtime nga Otava.










