Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të rëndësishme të xhiros, ku vëmendja është te gara për titull dhe lufta për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.
Në orën 13:00, Feronikeli përballet me Prishtinën. Lideri i kampionatit synon fitoren e radhës për të vazhduar shkëputjen në krye të tabelës, ndërsa Feronikeli kërkon pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Prishtina, me 35 pikë, mund të shkojë në 38 dhe të thellojë diferencën me ndjekësit.
Ndeshja e dytë zhvillohet në orën 16:00, ku Gjilani pret Dritën në derbin e Anamoravës.
Drita synon të mos humbasë hapin me skuadrat e kreut, ndërsa Gjilani kërkon fitore për t’u afruar më shumë zonës që siguron garat evropiane.
Të dy përballjet pritet të zhvillohen në kushte atmosferike dimërore, me borë, që mund ta vështirësojë lojën dhe t’i japë ndeshjeve karakteristika të veçanta, ku rëndësi do të ketë edhe përshtatja me terrenin.
Dy rezultatet e sotme mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në renditjen e Superligës, si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për pozitat evropiane.









