Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit, me homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Qytetarë dhe përfaqësues institucionalë do të bëjnë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit shkruan KosovaPress.
Në kuadër të aktiviteteve është organizuar edhe gara e vrapimit “Vrapo për Flamur”, me distanca 11 dhe 28 kilometra.




