Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicën e Jugut, në rrethana që po trajtohen si vdekje e dyshimtë.
Rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:26, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.







