TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

by Teve1
8 minuta ago
0
A A
Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18 janar 2027 afatin për dorëzimin e njoftimit për ankesë kundër aktgjykimit dhe dënimit të Thaçit më 17 muaj burg për rastin e dytë.

Kërkesa është dorëzuar më 25 nëntor 2026 nga avokatja Sophie Menegon, në emër të mbrojtjes së Thaçit, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, gjykatëses Ekaterina Trendafilova.

Aktualisht, afati për dorëzimin e njoftimit për ankesë përfundon më 17 dhjetor 2026. Mbrojtja kërkon edhe 32 ditë shtesë, duke argumentuar se ekzistojnë katër arsye kryesore që e bëjnë të nevojshme këtë shtyrje.

Arsyeja e parë që rendit mbrojtja është gjatësia dhe kompleksiteti i aktgjykimit të shpallur më 17 nëntor, i cili përmban 399 faqe.

Sipas avokatëve, aktgjykimi përfshin çështje të reja, komplekse dhe me rëndësi të veçantë juridike e faktike, të cilat kërkojnë analizë të hollësishme përpara se të formulohen bazat e ankesës.

Mbrojtja thekson se një pjesë e rëndësishme e këtyre çështjeve lidhet me transkriptet e Prokurorisë Speciale, të cilat përbëjnë provat kryesore mbi të cilat janë mbështetur dënimet.

Sipas mbrojtjes, këto çështje janë trajtuar edhe përmes disa vendimeve procedurale gjatë procesit gjyqësor, të cilat nuk ishin objekt i ankesave të veçanta.

Një tjetër çështje komplekse, sipas avokatëve, është interpretimi dhe zbatimi i ligjit të Kosovës. Ata përmendin çështjet që lidhen me veprat penale, format e përgjegjësisë penale, zbatimin e tyre në rastin e tentativës sipas nenit 401(2) të Kodit Penal të Kosovës dhe zbatimin e nenit 11 të këtij Kodi.

Mbrojtja thekson gjithashtu se për herë të parë në Dhomat e Specializuara janë ngritur disa çështje lidhur me mënyrën se si duhet të ekzekutohet një dënim në raport me një dënim tjetër të shqiptuar nga një trup tjetër gjykues, si dhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim kur një person është mbajtur në paraburgim në dy aktakuza të ndryshme.

Këto çështje, sipas mbrojtjes, kanë rëndësi të veçantë për Thaçin për shkak të dënimit të tij edhe në rastin tjetër, të njohur si rasti 06.

Avokatët nënvizojnë se, ndonëse në rastin aktual janë pesë të akuzuar, Thaçi ka qenë në qendër të çështjes së Prokurorisë dhe aktgjykimi përmban kryesisht gjetje që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me përgjegjësinë e tij penale.

Për këtë arsye, mbrojtja thotë se duhet të analizojë pothuajse të gjitha gjetjet e aktgjykimit, përfshirë edhe veprimet, njohuritë dhe qëllimet e të bashkëakuzuarve dhe personave të tjerë që gjykata i ka konsideruar pjesë të grupeve përkatëse.

Sipas saj, çdo gabim në këto gjetje mund të ndikojë në një element thelbësor të dënimit të Thaçit.Arsyeja e dytë lidhet me procesin e apelit në rastin tjetër, ku Thaçi është dënuar për krime lufte.

Mbrojtja rikujton se më 16 shtator 2026, Thaçi u shpall fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes, ndërsa u dënua me 25 vjet burgim.

Afati për dorëzimin e njoftimeve të ankesës kundër aktgjykimit në këtë rast është 27 nëntori 2026. Nëse ankesat dorëzohen në këtë datë dhe nuk ka ndryshim të afatit, parashtresat e detajuara të apelit do të duhej të dorëzoheshin deri më 26 janar 2027.

Mbrojtja thekson se avokati kryesor, bashkëavokati dhe disa anëtarë të tjerë të ekipit mbrojtës së Thaçit janë të angazhuar në të dyja rastet.

Sipas tyre, procesi i apelit në rastin 06 është veçanërisht kompleks, pasi dënimet lidhen me krime të rënda ndërkombëtare dhe me pretendimin për rolin udhëheqës të Thaçit, ndërsa aktakuza përfshin një periudhë të gjerë kohore dhe territoriale.

Për këtë arsye, mbrojtja thotë se ekipi përballet me afate të rëndësishme dhe konkurruese në të dyja rastet, të cilat kërkojnë përgatitje të kujdesshme.

Avokatët argumentojnë se dhënia e kohës së mjaftueshme është e rëndësishme edhe për faktin se mundësia për të shtuar baza të reja të ankesës në një fazë të mëvonshme është e kufizuar.

Sipas tyre, shtyrja do të garantonte të drejtën e Thaçit për kohë dhe mundësi të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes, të garantuar me nenin 21(4)(c) të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Një tjetër arsye që mbrojtja e konsideron të rëndësishme është fakti se aktgjykimi prej 399 faqesh është dorëzuar në gjuhën angleze dhe ende nuk është përkthyer në shqip, gjuhë të cilën Thaçi e kupton dhe e flet.

Avokatët vlerësojnë se, për shkak të burimeve të kufizuara të administratës së Gjykatës Speciale dhe angazhimit të saj për përkthimin në shqip të aktgjykimit prej 2 mijë e 89 faqesh në rastin 06, përkthimi i aktgjykimit të rastit aktual nuk pritet të jetë në dispozicion para përfundimit të afatit aktual për ankesë.

Në kërkesë, mbrojtja i referohet nenit 6(3)(c) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 21(4)(e) të Ligjit për Dhomat e Specializuara, të cilat garantojnë të drejtën e të akuzuarit për përkthimin e dokumenteve të nevojshme për të kuptuar procedurën dhe për të siguruar një gjykim të drejtë.

Gjithashtu, avokatët përmendin rregullin 159(4), sipas të cilit një kopje e certifikuar e aktgjykimit duhet t’i dorëzohet të akuzuarit sa më shpejt që të jetë e mundur në një gjuhë që ai e kupton dhe e flet.

Mbrojtja i referohet edhe praktikës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke përmendur raste në të cilat janë dhënë shtyrje të afateve për ankesa për shkak të mungesës së përkthimit të aktgjykimeve në gjuhën që të akuzuarit e kuptonin.

Sipas avokatëve, megjithëse bazat e mundshme të ankesës përcaktohen kryesisht nga avokatët, Thaçi duhet të ketë mundësinë të japë kontribut kuptimplotë në përgatitjen e ankesës së tij.

Për këtë, ekipi mbrojtës duhet të ndajë burime për përkthimin e pjesëve të mëdha të aktgjykimit dhe për diskutimin e tyre me Thaçin.

Ata vlerësojnë se mungesa e përkthimit në shqip ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e mbrojtjes për të përgatitur ankesën dhe ngadalëson formulimin e saj në përputhje me udhëzimet e Thaçit.

Arsyeja e katërt lidhet me pushimin dimëror të sistemit gjyqësor.

Mbrojtja thotë se afati aktual për dorëzimin e ankesës, 17 dhjetori 2026, bie vetëm dy ditë pune para fillimit të pushimit dimëror gjyqësor.

Ky pushim zgjat deri më 8 janar 2027 dhe gjatë kësaj periudhe ekipi mbrojtës do të ketë në dispozicion më pak anëtarë të stafit.

Sipas avokatëve, kjo rrethanë, e kombinuar me kompleksitetin e aktgjykimit, angazhimet në rastin 06 dhe mungesën e përkthimit në shqip, përbën një arsye shtesë për zgjatjen e afatit.

Në përfundim të kërkesës, mbrojtja e Thaçit i kërkon Panelit të Apelit që afati për dorëzimin e njoftimit për ankesë kundër aktgjykimit të zgjatet deri më 18 janar 2027.

Avokatët bëjnë të ditur se nuk e kundërshtojnë që e njëjta shtyrje t’u jepet edhe të akuzuarve të tjerë dhe Prokurorisë Speciale, në mënyrë që të ruhet një kalendar i harmonizuar i procedurave të apelit.

Gjithashtu, mbrojtja paralajmëron se, pas shqyrtimit të plotë të aktgjykimit dhe përcaktimit të bazave të mundshme të ankesës, mund t’i drejtohet Panelit të Apelit edhe me një kërkesë tjetër për ndryshimin e kufirit të fjalëve të lejuara për parashtresën e ankesës.

Kërkesa është nënshkruar nga avokatja Sophie Menegon më 25 nëntor 2026 në Paris.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

Kërkohet zgjatja e afatit për apelimin e dënimit të Thaçit

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kujtojnë historinë shqiptare

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kujtojnë historinë shqiptare

“Paga e 13-të, shtesat mujore për secilin fëmijë” – TELKOS i shpërblen punëtorët e rinj dhe të vjetër

“Paga e 13-të, shtesat mujore për secilin fëmijë” – TELKOS i shpërblen punëtorët e rinj dhe të vjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën