Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar aktivitetin “Dita e Hapur”, duke mirëpritur qytetarët në të gjitha kazermat e saj në vend, në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës.
Që nga ora 10:00, shumë nxënës kanë vizituar Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku kanë pasur mundësi të njihen nga afër me punën, aktivitetet, pajisjet dhe kapacitetet e FSK-së.
Ky aktivitet po zhvillohet njëkohësisht në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin dhe Prizren.
Ndërkohë, ceremonia qendrore për Ditën e Forcës pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.
Sipas njoftimit, dyert e kazermave do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri në orën 13:30.







