TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekskluzive: Qeveria heq dorë, Bashkim Jasharit s’do ti vazhdohet mandati, ja kush pritet t’a zë vendin e tij

E pikërisht për Komisionin që do të merret me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt, sot Kuvendi I Kosovës, ka ndarë një buxhet prej 61 mijë eurosh. Në seancën e pasditës, kryeministri Albin Kurti, u vu përball pyetjeve të deputetëve.

by tëvë1
13 minuta ago
0 0
A A

Përfundimisht, Bashkim Jasharit nuk do t’i vazhdohet mandati në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për pesë vjet tjera.

Të mërkurën, Tëvë1 raportoi ekskluzivisht se ishte paraparë një nismë për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, për t’ia dhënë edhe një mandat Jasharit.

Por të enjten duket që rrethanat kanë ndryshuar. Ekzekutivi nuk do të nis fare iniciativën për ndryshimin e ligjit.

Kështu ka mësuar Tëvë1 përmes burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Të njëjtat burime kanë treguar po ashtu,se në vend të Jasharit, pritet të emërohet zëvendësi i tij, gjeneral major Enver Cikaqi.

Anëtarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Ganimete Musliu tha se ide për ndryshime të tilla nuk i shërbejnë ushtrisë së vendit.

Megjithatë, ajo vlerësoi lartë punën e Jasharit për këto pesë vite sa ishte në krye të Forcës.

Idenë për vazhdimin e mandatit të komandantit të FSK-së, po e sheh si të panevojshme, ish-ushtaraku, Esad Qollaku.

“Duhet gjithmonë të rifreskohet, mendimi im, dhe njeriu i cili e kryen një mandate të vetin dhe duhet të falënderohet dhe natyrisht që duhet t’iu lëshojë vend të tjerëve sepse ushtria e Kosovës sa herë që rifreskohet nga një komandant apo një ministër, gjithmonë avancohet edhe më mirë”, vlerëson ai.

Madje, ai thotë se është e dëmshme për ushtrinë që të bëhen ndryshime në ligj për shkak të një individi, pasi dëmet mund të jenë më të mëdha.

Mandati i komandantit, Bashkim Jashari përfundon më 30 nëntor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nura për Ligjin e ri të Speciales: Janë ndryshuar dy pika, në thelb mbetet i njëjti

Nura për Ligjin e ri të Speciales: Janë ndryshuar dy pika, në thelb mbetet i njëjti

Tensione në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Jugut

Përplasja në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Policia: Nuk ka elemente për inicim të rastit

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Negroci nderon Krasniqin-përurohet lapidari kushtuar ish- zëdhënësit të UÇK-së

Negroci nderon Krasniqin-përurohet lapidari kushtuar ish- zëdhënësit të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën