TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

by teve1
7 minuta ago
0
A A
Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se viti 2027 mund të jetë një vit vendimtar për vendin.

Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Kos theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes politike dhe shoqërore në procesin e integrimit, duke nënvizuar se reformat duhet të kenë mbështetje të gjerë për të qenë të qëndrueshme.

Sipas saj, vendi duhet të dëshmojë se institucionet funksionojnë dhe ligjet zbatohen në praktikë.

“BE-ja na ka sjellë hapësirën për dialog, hapësirën për paqe dhe liri, por edhe për begati. Ky Këshill, ku ndodhem sot, përfaqëson atë që nevojitet për ta ndjekur me sukses rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe më vjen mirë që shoh këtu një gjithëpërfshirje. Duhen rryma të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë për të përmbushur aspiratat evropiane dhe kjo do t’u japë reformave legjitimitetin dhe mbështetjen e gjerë për të qenë të qëndrueshme në kohë. Ky vit ka qenë i mbarë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Keni ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe ky është themeli për të ndërtuar besimin me vendet tona anëtare dhe për të siguruar miratimin e 27 vendeve anëtare për t’u anëtarësuar në BE.

Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Udhërrëfyesi që kemi publikuar tregon rrugën që duhet ndjekur, por ne e dimë se udhërrëfyesi nuk përbën asnjë garanci në vetvete.

Para anëtarësimit duhet të dëshmohet se institucionet funksionojnë dhe ligjet zbatohen në praktikë”, tha Kos.

Kos veçoi si vendimtare luftën kundër korrupsionit, arritjen e rezultateve konkrete dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Komisionerja nënvizoi se përparimi në këtë proces kërkon vullnet të jashtëzakonshëm politik, duke shtuar se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë, por ky vullnet do të jetë i domosdoshëm edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Komisionerja Kos vuri në dukje edhe mbështetjen e lartë të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ajo është më e larta krahasuar me vendet e tjera kandidate.

“Lufta kundër korrupsionit me rezultate konkrete dhe përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së do të jenë vendimtare. Fokusi do të jetë te zbatimi dhe jo vetëm te fjalët.

Te zbatimi i ligjit shihet nëse institucionet janë të pavarura. Këto kërkojnë vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë.

Një vullnet i tillë do të jetë i domosdoshëm për vitin që vjen.

Shumica e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin në BE dhe kjo mbështetje është më e larta në të gjitha vendet kandidate”, tha ajo.

Kos u ndal edhe te tri prioritetet që, sipas saj, do të përcaktojnë avancimin e vendit drejt anëtarësimit, duke theksuar se vendi ka një mundësi historike që viti 2027 të jetë viti i Shqipërisë.

Ajo theksoi se konsensusi dhe bashkëpunimi politik janë të rëndësishëm për të garantuar qëndrueshmërinë e reformave dhe për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.

“Sot Shqipëria ka një mundësi historike për të arritur që viti 2027 të jetë viti i Shqipërisë. Për këtë do t’ju nevojiten tri gjëra. Së pari, do të jetë e rëndësishme të vijoni reformat dhe të tregoni se legjislacioni zbatohet në praktikë, në fusha si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe standardet mjedisore. Së dyti, duhet të forcohet pjesëmarrja në proceset legjislative. Së treti, dallimet politike duhet të trajtohen përmes dialogut politik”, tha Kos./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Kina paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA-së pas tarifave të reja të Trumpit

Kina paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA-së pas tarifave të reja të Trumpit

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Për festën e 28 Nëntorit, administrata publike pushon të hënën

Për festën e 28 Nëntorit, administrata publike pushon të hënën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Rama uron Ditën e Falënderimeve: Miqësia me SHBA-në, e rrënjosur në histori

Rama uron Ditën e Falënderimeve: Miqësia me SHBA-në, e rrënjosur në histori

Aubameyang aksidentohet me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang aksidentohet me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën