Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është përfshirë në një aksident trafiku të enjten në mëngjes, derisa po udhëtonte drejt qendrës stërvitore të Deportivo La Corunas.
Sulmuesi nga Gaboni ishte duke drejtuar veturën e tij në autostradën AP-9, në zonën e Piadela, kur u përplas me një automjet tjetër.
Për fat të mirë, Aubameyang nuk pësoi asnjë lëndim dhe vazhdoi rrugën drejt stërvitjes.
Futbollisti iu bashkua normalisht bashkëlojtarëve dhe e zhvilloi seancën stërvitore pa probleme.
Ai foli edhe për ngjarjen, duke e cilësuar si një frikësim të vogël.
“Ishte vetëm një frikësim i vogël. Gjëra të tilla ndodhin në jetë. Më e rëndësishmja është që personi tjetër i përfshirë në aksident të jetë mirë, ashtu si edhe unë”, tha ai.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë para përballjes së Deportivo La Corunas me Barcelonën, që zhvillohet të dielën në Riazor.
Aubameyang, i cili më parë ka luajtur për katalunasit, pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Hidalgo.








