Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 15-të në Superligë.
Me publikimin e orarit, FFK ka konfirmuar se asnjë ndeshje e Superligës nuk do të zhvillohet të shtunën për shkak të festës së 28 nëntorit.
Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje, do të zhvillohen në ditën e premte, të shtune dhe të diele ku vetëm njëra prej tyre luhet në një orar tjetër.
Ndeshja e vetme që starton nga ora 16:00 është derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës që zhvillohet të dielën.
Të dielën, luhet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës por që starton nga ora 13:00 sikurse tri duelet e ditëve tjera.
Të premten zhvillohet ndeshja Malisheva – Llapi kurse xhiro mbyllet të hënën me përballjet Drenica – Vushtrria dhe Dukagjini – Ballkani.




