Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Darka është organizuar në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane.
Aty morën pjesë edhe përfaqësues të Korit Diplomatik.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e gastronomisë, kulturës dhe traditës italiane, duke mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve dhe trupit diplomatik.




