Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të cilët do të ushtrojnë mandatin për një periudhë katërvjeçare.
Në votimin e zhvilluar gjatë vazhdimit të seancës plenare, propozimi mori mbështetjen e 67 deputetëve. Kundër votuan një deputet, ndërsa katër të tjerë abstenuan.
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës ishte një nga pikat e rendit të ditës të shqyrtuara nga deputetët në seancën e Kuvendit të Kosovës.







