Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 14:00, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA ZONA.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se rrjedhja është shkaktuar gjatë punimeve nga operatori ekonomik.
KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për këtë ndërprerje.




